Temperaturat e ulëta nuk po janë shkaqe që qytetarët të mos e kalojnë vikendin në sheshet e kryeqytetit.
Përveç shtëpizave që janë të vendosura rreth 120 prej tyre, risi në këtë edicion të “Verë n’Dimën” është edhe pista e patinazhit që po mirëpret të vegjël e të rritur.
Bashkë me nipin e saj Venera Venhari për herë të parë po e provon këtë sport. Pagesa sipas saj do duhej të ishte më e lirë sa i përket standardit dhe do të nevojitej një menaxhim më i mirë.
Një qytetar që nuk pranoi të përgjigjej para kamerës organizimin e pistës për patinazh e quajti “ skandal e vjedhje”.Raoul Herzemberger nga Italia, është pjesë e stafit të pistës së patinazhit, tregon se që nga hapja më 3 dhjetor, ka pasur interesim të madh të qytetarëve.
Sipas Herzemberger, deri më tani nuk ka pasur aksidente në pistë. Përveç pistës, qytetarët po kalojnë kohën e lirë edhe në shtëpizat e vendosura për pije të ndryshme. Të vendosura në sheshet “Skënderbeu”, “Zahir Pajaziti” e deri te “Xhorxh Bush”, ku ndodhet skena kryesore, ata deri më 15 janar do të kenë mundësi të përjetojnë çdo mbrëmje performanca muzikore.