Pishina e Gërmisë hap dyert nga nesër

Pishina e Gërmisë hap dyert nga nesër

Pishina e vetme e kryeqytetit nga nesër hapë sezonin veror 2021. Dyert për gjithë qytetarët do të hapen nga ora 10:00.


Menaxhmenti i Ndërmarrjes Publike “Sport Marketing” që menaxhon me pishinën ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të respektuar rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së virusit.

“NPL “Sport Marketing” do të vazhdojë të mbajë të mobilizuar stafin menaxhues dhe infrastrukturën mbështetëse për të qenë gjatë gjithë sezonës verore të përgatitur. Në pishinë janë angazhuar stafi profesional, duke filluar nga sigurimi fizik, shpëtimtarët, autoambulanca me mjekun dhe teknikun, si dhe mirëmbajtësit. Edhe këtë sezon hyrja për të rritur do të mbetet e njëjta 2 euro, kurse për fëmijë 1 euro”, thuhet në njoftim.

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.