Pirlo paralajmëron Interin: Ne jemi aty dhe duam ta fitojmë titullin

Pirlo paralajmëron Interin: Ne jemi aty dhe duam ta fitojmë titullin

Përkundër se momentalisht skuadra e tij ka mbetur 10 pikë prapa Interit në renditjen tabelare, trajneri i Juventusit Andrea Pirlo thotë se ata janë ende në luftë për titull.

Këto komente Pirlo i bëri para ndeshjes së radhës në kampionat ku do të përballet me Spezian, përcjellë KosovaPress.

“Spezia po dëshmon se do të mbetet në Serie A, duke pasur një kampionat të shkëlqyeshëm,” tha Pirlo. “Ata kanë arritur rezultate të shkëlqyera edhe kundër ekipeve të mëdha. Do të jetë një ndeshje e vështirë.”


“Do të jetë një ndeshje e rëndësishme për ne, sepse duhet të vazhdojmë të luftojmë për Scudetto. Ne do të duhet të luajmë një lojë intensive nga minuta e parë.

Pirlo pretendoi që skuadra e tij beson se ata mund të fitojnë Scudetton.

“Unë nuk do të thoja që ne mund ta luftojmë edhe më tutje për Scudetto nëse nuk do ta dija që edhe ekipi mendon kështu. Unë e di që djemtë e besojnë atë, ata stërviten mirë dhe duan të kthehen në fitimin e titullit dhe kjo më bën të ndihem rehat.”

Lexo edhe

Video

error: