Trajneri i Milanit Stefano Pioli ka deklaruar se ballafaqimi i nesërm me Interin do të jetë një test i rëndësishëm dhe i vështirë për ekipin e tij dhe njëkohësisht ka konfirmuar se sulmuesi Zlatan Ibrahiimoviq është i gatshëm për lojë, përcjell KosovaPress.
“Milani ka identitetin e saj si dhe mënyrën e saj të lojës, është puna jonë dhe testet nuk mbarojnë kurë”, u shpreh fillimisht Pioli.
“Ky është për ne një tëst i rëndësishëm dhe i vështirë. Kishim shumë pak kohë për t’u përgatitur, por njëjtë ishte edhe për kundërshtarin. Rivaliteti i kësaj ndeshje përjetohet, por fatkeqësisht nuk do t’i kemi tifozët në stadium. Ne kemi arritur deri këtu me rezultate pozitive, por edhe rivali ynë po bën mirë gjithashtu. Nëse e mposhtim Interin, Milanit do t’i rritet entuziazmi.”
“Sa i përket sulmuesit Zlatan Ibrahimovic, ai kishte disa probleme, por tani e shoh të fortë dhe të gatshëm për lojë. Ai është mirë.”, deklaroi në fund Pioli.