Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Pioli mesazh Interit: Jemi përgatitur për t’i sulmuar hapësirat e kundërshtarit

Pioli mesazh Interit: Jemi përgatitur për t’i sulmuar hapësirat e kundërshtarit

Edhe trajneri i Milanit Stefano Pioli ka dalur para mediave ku ka folur në prag të ballafaqimit me Interin, një derbi që është shumë domethënës për kreun e tabelës pasi të dy skuadrat i ndanë vetëm një pikë diferencë në favor te zi-kaltërve.

Pioli ka deklaruar se ai e ka përgatitur skuadrën në mënyrën më të mirë për këtë ndeshje, por mendon se ndeshjet e tilla janë gjithmonë shumë të ekuilibruara dhe ku mund të shënohen shumë gola, përcjell KosovaPress.

“Ne e kemi përgatitur derbin me qetësi dhe me një zemër të nxehtë, por edhe me përulësi dhe vendosmëri,” tha Pioli.

Rreth 300 tifozë të Milanit u mblodhën jashtë “Milanellos” për të mbështetur “Rossonerët” këtë mëngjes.


“Tifozët tanë janë të veçantë, është për të ardhur keq që nuk mund të luajmë në një “San Siro” të mbushur me njerëz. Ata gjithmonë na kanë mbështetur dhe ne. shpresojmë që të jetë derbi i fundit pa tifozë.”

“Edhe ne edhe Interi kemi një identitet të qartë. Derbit janë gjithmonë ndeshje të ekuilibruara me shumë mundësi shënimi të golave.”

“Nesër duhet të jemi kompaktë dhe të përpiqemi të jemi klinikë, ne duam të luajmë një lojë të nivelit të lartë,” shtoi Pioli.

“Në përgatitjen tonë ne gjithmonë mendojmë se si kundërshtarët tanë mund të na sulmojnë, ne duhet të jemi të kthjellët dhe të saktë. Kundërshtarët gjithmonë japin disa hapësira dhe ne duhet të bëjmë zgjedhjet e duhura,” shpjegoi Pioli në fund.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: