Pioli: Leao mund të jetë gati për sfidën ndaj Interit

Pioli: Leao mund të jetë gati për sfidën ndaj Interit

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli pranon se ka mundësi që Rafael Leao të luajë kundër Interit të mërkurën, por nëse ai nuk mund të startojë, ai nuk do të jetë as në stol.

Anësori portugez pësoi një dëmtim muskulor gjatë fitores 2-0 ndaj Lazios të shtunën. Ai nuk ishte stërvitur të hënën, por u pa në fushë gjatë seancës stërvitore të Milanit të martën në mëngjes, megjithëse nuk iu bashkua pjesës tjetër të ekipit dhe vazhdoi të punonte në një program individual.

Trajneri i Milanit, Pioli foli për “Sky Sport Italia” përpara konferencës së tij për shtyp para ndeshjes të martën duke thënë se Leao mund të jetë në dispozicion kundër “Nerazzurrëve”, por nëse ai nuk mund të startojë, ai as nuk do të jetë as në stol, përcjellë KosovaPress.


Milani do të stërvitet sërish të mërkurën në mëngjes, kur Pioli do të marrë një vendim përfundimtar për disponueshmërinë e yllit të tij.

“Leao do të vazhdojë të provojë deri nesër në mëngjes, nëse ndihet mirë, do të luajë”, vazhdoi Pioli. “Është ende gjithçka e hapur.”

Për mungesën e Leao ka folur edhe trajneri i Interit SImone Inzaghi duke thënë se prezenca e tij ose jo në fushë nuk e ndryshon aspak situatën në derbi.

Leao ka shënuar 13 gola në 44 paraqitje në të gjitha garat me Milanin këtë sezon, duke përfshirë një në 10 ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Lexo edhe

Video