Pezullohet trajneri maltez për ngacmim seksual

Pezullohet trajneri maltez për ngacmim seksual

Federata e Futbollit të Maltës ka pezulluar trajnerin italian Devis Mangia për sjellje të pahijshme seksuale ndaj një lojtari.

Të dielën, Federata e Futbollit mori informacione për sjelljen e tij të papërshtatshme ndaj një anëtari të kombëtares dhe mediat raportojnë se ka pasur akuza për sjellje të papërshtatshme ndaj lojtarit ndërsa Mangia ishte trajner i Craiova rumune nga viti 2017 deri në prill 2019.


Trajneri italian drejton kombëtaren e Maltës nga dhjetori 2019 dhe ndër të tjera ka punuar në Ascoli, Bari, Spezia, Palermo, si dhe në kombëtaren e të rinjve italianë.

Mangia (48) ka kontratë me Maltën deri më 31 dhjetor të vitit të ardhshëm.

Ndihmës trajneri Davide Macot ka drejtuar kombëtaren në miqësoren e sotme ndaj Izraelit.

Lexo edhe

Video