Pezullohet kontrata për dezinfektimin e mauneve

Pezullohet kontrata për dezinfektimin e mauneve

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike ka pezulluar kontratën për dezinfektimin e mauneve që hyjnë në Republikën e Kosovës.

KosovaPress raportoi gjatë ditës së sotme për pakënaqësitë e bizneseve të cilat u përballën me këtë masë, ndërsa më pas pati reagim edhe nga Oda e Afarizmit të Kosovës e cila kërkoi heqjen e kësaj pagese.

Në njoftimin e MPBAP-së, thuhet se dezinfektimi i kamionëve parashihej në kuadër të masave për luftimin e pandemisë së COVID-19.


“Pezullohet kontrata për dezinfektimin e mauneve që vijnë në Republikën e Kosovës. Dezinfektimi i kamionëve parashihej në kuadër të masave për luftimin e pandemisë së COVID-19. Nga ky moment importuesit nuk kanë nevojë t’i dezinfektojnë maunet në pikat kufitare”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ndryshe, drejtuesit e mauneve por edhe bizneset thanë se kjo pagesë ishte e një barrë më shumë për ta, sidomos për ata që shfrytëzonin Kosovën si vend transit dhe detyrohen që të paguajnë për dezinfektim edhe në vendet e tjera.

Për më shume ndiqni videon:

Lexo edhe

Video

error: