Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Pezullohet greva, nga nesër nis transporti publik në Kosovë

Pezullohet greva, nga nesër nis transporti publik në Kosovë

Shoqata e Transportit rrugor të udhëtarëve sot pas marshit-protestues me autobusë, ka pezulluar përkohësisht grevën në shenjë solidarizimi me qytetarët nga moti ftohtë. Nga nesër nis qarkullimi i transportit publik në gjithë Kosovën, pas gashtë dite grevë dhe protesta.

Kryetari i kësaj shoqate Ruzhdi Kurtishaj theksoi Këshilli drejtues në mbledhjen e sotme vendosi të pezullojë grevën dhe protestat për shkak të motit të ligë, por siç theksoi ai nuk do të thotë që heqin dorë nga kërkesat e tyre.

“Duke pasur parasysh interesin publik të qytetarëve, problemet me pandeminë dhe problemet për nevojën e lëvizjes së qytetarëve në këtë kohë të vështira, këshilli drejtues i shoqatës morri vendim që përkohësisht të pezullohet kjo protestë me tri arsye kryesore, e para kjo nuk do të thotë që do të ndërpritet, por kemi të bëjmë vetëm me një pezullim [për shkak të kushteve atmosferike, për shkak të problemeve me pandeminë, por edhe për shkak të dhënies së mundësisë të krijimit apo të konsolidimit të institucioneve. Megjithatë, jemi të interesuar që t’i japim mundësi edhe kohë, edhe qeverisë në ardhje”, theksoi Kurtishaj.

Kreu i kësaj shoqate po ashtu tha se nga nesër  nis transporti me autobus dhe të gjithë qytetarët, përfshirë punëtor, studentë dhe nxënës mund ta shfrytëzojnë.


“Nga nesër të gjithë operatorët do t’i kthehen punës, [por e kemi edhe një pezullim apo një afat kohor për qeverinë në mënyrë që qeveria të reflektoj në kuptimin pozitiv për të ndërtuar një dialog publiko-privat dhe që të arrijmë deri te qëllimi i përbashkët. Shpresojmë të ketë një stabilitet politik, sepse kjo nënkupton që kur të ketë stabilitet politik ka edhe stabilitet ekonomik, sepse problemet janë të mëdha për shkak të mos stabilitetit politik”, theksoi ai.  

Ndërsa, edhe sot u mbajt marshi-protestues, duke parakaluar autobusët nëpër kryeqytet në shenjë proteste për mos subvencionimin nga Qeveria në detyrë.

Derisa rreth 250  kompani të autobusëve kanë protestuar të premten në Prishtinë, kurse prej të mërkurës, Shoqata e transportit rrugor të udhëtarëve, kishte ndalur qarkullimin e autobusëve.

Lexo edhe

Video

error: