Lajme   Zgjedhjet 2021   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

“Petrol Company” shpërndan pako me dhurata për fëmijët me autizëm

“Petrol Company” shpërndan pako me dhurata për fëmijët me autizëm

Pakot me dhurata janë shpërndarë sot për 55 fëmijët në Shoqatën e Autizmit në Prishtinë nga kompania më humane në Kosovë për tregti të naftës “Petrol Company”.

Këto pako me dhurata brenda tyre kishin kryesisht produkte të dedikuara për këta fëmijë, ndërsa janë shpërndarë duke respektuar masat e parapara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike(IKSHPK).

Përfaqësuesja e “Petrol Company”, Afërdita Shala, derisa ka shpërndarë dhuratat për fëmijët me autizëm ka thënë se kjo është më e pakta gjë që mund të bëjnë, duke shtuar se iniciativa të tilla do të kenë edhe në vitet e ardhshme.

“Ne sot në Shoqatën e Autizmit i kemi sjellë 55 pako me dhurata për të gjithë fëmijët të cilët janë në terapi këtu. Arsyeja përse e kemi zgjedh, faktikisht ‘Petrol Company’ gjatë gjithë vitit merret me iniciativa të tilla dhe një ndër to është edhe kjo sot”, ka thënë ajo.

Ajo ka falënderuar stafin e “Petrol Company”, për mbështetjen që kanë marrë nga ta për shpërndarjen e këtyre pakove me dhurata.


“Kisha dashtë me falënderu stafin të cilët na kanë mbështet dhe na kanë bë më të lehtë lehtësimin e  procedurave për sjelljen e këtyre pakove këtu”, ka pohuar Shala.

E, drejtoresha e terapisë në Shoqatën e Autizmit, Sunita Kurti, duke falënderuar stafin e “Petrol Company”, ka thënë se dhuratat që kjo kompani ka sjell për fëmijët e kësaj qendre janë të mirëseardhura.

“Normalisht secila dhuratë dhe secila ndihmë që ofrohet për fëmijët është e mirëseardhur për ne edhe fatmirësisht festa e fundvitit shumë kompani e bëjnë këtë hap për me ardhë edhe me ju sjellë dhurata fëmijëve të cilët i mirëpresin”, ka thënë Kurti.

E, njëjtë siç ka bërë “Petrol Company”, Kurti u ka bërë thirrje edhe kompanive të tjera që të ndërmarrin iniciativa të tilla.

“Petrol Company” ka rrjetin e shitjes me pakicë të derivateve thuajse në të gjitha komunat e Kosovës, ku ju mund të furnizohu me derivatet me cilësore dhe të lira në vend. Gjithashtu rrjeti i restoranteve “Be Happy” është pjesë e kompanisë lider për tregtimin e derivateve  “Petrol Company”.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: