Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

“Petrol Company” shpërndan dhurata për fëmijët e sëmurë nga leukemia

“Petrol Company” shpërndan dhurata për fëmijët e sëmurë nga leukemia

Kompania “Petrol Company”, sot ka shpërndarë gjithsej 35 paketa me dhurata, me rastin e festave të fundvitit.

Dhuratat janë shpërndarë për fëmijët e Spitalit të Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për të gjithë fëmijët e shtruar në Repartin e Leukemisë, ku përmbajtja e tyrë ishte kryesisht me produkte të dedikuara për këta fëmijë.

Për arsye të shëndetit të tyre si edhe duke pasur parasysh situatën me pandemi “Petrol Company”, ka marrë leje nga përgjegjësit e repartit, për shpërndarjen e dhuratave, duke i respektuar të gjitha rregullat paraprakisht si edhe ka marrë të gjitha masat mbrojtëse.

Përfaqësuesit e “Petrol Company”-së, falenderojnë jashtë mase stafin e repartit për lejen e dhënë, për asistimin sepse e bën të lehtë shpërndarjen e dhuratave.


Sipas përfaqësuesve të “Petrol Company”-së këto dhurata ishin më e pakta që ata kanë mundur të bënin për këta fëmijë.

Këto dhurata janë bërë me rastin e festave për fundvit, për t’i bërë të lumtur ashtu sikurse edhe shumë fëmijë të tjerë, të cilët janë jashtë objektit të spitaleve ku kërkohet shërimi.

Ju kujtojmë se “Petrol Company”, nuk është hera e parë që ndihmon fëmijët në Pediatri, sepse ka dërguar dhurata edhe për Ditën e Fëmijëve, vitin e kaluar.

“Petrol Company”, falënderon edhe kompaninë taksi “Nita”, që mbështeti këtë donacion, duke bërë transportin falas.

Lexo edhe

Video

error: