Petrol Company dërgon 30 pako për fëmijët e SOS Kopshtit

Petrol Company dërgon 30 pako për fëmijët e SOS Kopshtit

Edhe këtë fundvit si çdo fundvit tjetër nuk munguan aktivitetet humanitare nga Petrol Company.

Gjatë ditës së Mërkurë të datës 29 Dhjetor, Petrol Company dërgoj 30 pako për 30 fëmijë pa përkujdesje prindërore në SOS Kopsht.


Pranimi i pakove u bë nga përgjegjëset e SOS Kopshtit, Znj. Teuta Mjekiqi – administratore dhe nga Znj. Kosovare Gashi – psikologe me çrast ishin shumë falënderues për këtë aktivitet humanitar në prag të festave të fundvitit për këta fëmijë të cilët në ditë festash  kanë nevojë më së shumti nevojë për kujdesje dhe dashuri.

Siç e dimë Petrol Company shumë herë drejton donacione të ndryshme drejtë shtresave të ndryshme po ashtu edhe në SOS Kopsht.  Në  po të njëjtën ditë Petrol Company dhuroi edhe shtëpine e 8-të për familjen Hajzeraj në Shipol të Mitrovicës, shtëpi e cila është premtuar dhe realizuar në kuadër të kampanjës humanitare që ka pasur Petrol Company.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.