Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Petrol Company dërgon 101 çanta me materiale shkollore dhe maskota për 101 fëmijët në institucionin parashkollor “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë

Petrol Company dërgon 101 çanta me materiale shkollore dhe maskota për 101 fëmijët në institucionin parashkollor “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë

Siç e dimë 1 qershori është Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, fëmijët e të gjitha moshave kërkojnë që këtë ditë të jenë të lumtur dhe ta festojnë së bashku me prindër. Kjo ditë nuk është vetëm në një ditë festive, por edhe në një ditë sensibilizimi, për t’i thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve. Është dita kur vetë fëmijët shprehen lirshëm për të thënë të drejtat e tyre, protesta e tyre realizohet nëpërmjet lojërave dhe festave.

Kompania e cila njihet për derivate më cilësore në vend  Petrol Company, kompania e cila është shembull i kujdesit ndaj shumë shtresave të ndryshme për t’i bërë ata të lumtur në forma të saj, qoftë në raste sociale apo edhe në ditë festash. Këtë 1 qershor, Petrol Company zgjodhi të festojë me fëmijët që do të fillojnë rrugëtimin e dijes në muajin shtator, të cilët për herë të parë do të ulen në bankat shkollore. 

101 fëmijë të institucionit parashkollor “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë sot pranuan çanta me material shkollorë dhe gjëra ushqimore nga më të pëlqyerat nga ta. Bashkë me dhurata sot fëmijët u argëtuan edhe me maskota, me figurat më të dashura për ta.

Drejtoresha e kopshtit “Gëzimi Ynë” Sherife Tërnava falënderoi Petrol Company për shpërndarjen e çantave me materiale shkollore për 101 fëmijë të kopshtit.


“Sot në institucionin tonë erdhi Petrol Company e cila shpërndau çanta dhurata për 101 fëmijë në institucionin tonë i falënderojmë shumë. Fëmijët ishin të lumtur dhe u kënaqen edhe me palaçot. U munduam të mbajmë në maksimum distancën, por ishte edhe e vështire pak sepse dëshira për të shijuar këtë aktivitet bashkë me shokë dhe shoqe ishte shumë e madhe, kështu që ne kemi shumë falënderime për këtë kompani”.

Ndërsa përfaqësuesja e Petrol Company Teuta Shala Nazifi thotë:

“Fillimisht Petrol Company uron 1 qershorin të gjithë fëmijëve qofshin të lumtur dhe të bekuar siç jemi ne me ta. Tashmë Petrol Company ka bërë traditë që çdo festë të jetë pranë të tjerëve qofshin fëmijë, të moshuar apo njerëz për ne si komunitet që t’i bëjmë të ndihen të lumtur. Kësaj radhe kemi zgjedhë institucionin parashkollor “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë që t’i gëzojmë 101 fëmijë me çanta dhe materiale shkollore për fëmijë që do të fillojnë klasën e parë si dhe gjëra ushqimore që t’i shijojnë”.

Vlen të përmendet që Petrol Company edhe në vitet e kaluara këtë ditë e ka festuar edhe me fëmijë të tjerë si në “Sos Fshati”, “Down Syndrome Kosova”, fëmijët e hospitalizuar në repartin e leukemisë në Prishtinë etj.

Urojmë që edhe kompani të tjera të ndjekin këtë shembull.

Lexo edhe

Video

error: