Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Petrit Ajeti emërohet drejtor i AKI-së

Petrit Ajeti emërohet drejtor i AKI-së

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë emëruar Petrit Ajetin drejtor të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Sipas tyre, ky emërim është bërë në përputhje me kompetencat kushtetuese të Presidentes dhe Kryeministrit të Kosovës.

Për rreth katër muaj Agjencia Kosovës për Inteligjencë (AKI) mbeti pa drejtor. Krejt kjo pasi që më 17 dhjetor të vitit 2020-të, ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti liroi nga detyra e shefit të AKI-së, Kreshik Gashin. Madje kjo ishte bërë në mbështetet edhe të Vjosa Osmani, e cila ishte ushtruese e detyrës së presidentit.

Tek pas katër muajve, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, sot më 15 prill kanë emëruar Petrit Ajetin shef të ri të AKI-së.


Ligji për AKI-në specifikon se “Presidenti i Republikës së Kosovës së bashku me kryeministrin, emërojnë së bashku drejtorin e AKI-së brenda 20 ditësh pune nga dita kur pozita mbetet e lirë”.

Megjithatë, njohësit dhe opozita thonë se është shkelur ligji duke qenë se pozita e drejtorit të AKI-së mbeti vakante për rreth 4 muaj duke e ngirut këtë çështje disa herë e duke thënë se po rrezikohet siguria kombëtare.

Vetëm prej vitit 2015 në AKI janë ndërruar tre drejtorë. I vetmi që e ka përfunduar një mandat të plotë ka qenë i emëruari i vitit 2009, Bashkim Smakaj.

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.

error: