Pesë zakone mashkullore që shkatërrojnë besimin në marrëdhënie dhe martesa

Pesë zakone mashkullore që shkatërrojnë besimin në marrëdhënie dhe martesa

Dihet se besimi është një pjesë kyçe e çdo marrëdhënie dashurie. Është e vështirë të ndërtohet dhe kaq e lehtë për t’u shembur. Shikoni më poshtë cilat zakone përdorin meshkujt për të shkatërruar besimin në marrëdhënie dhe martesë.

1. Ai nuk është kurrë gati për kompromis.

Është e pamundur të ndërtosh një marrëdhënie, aq më pak besim, me një partner që nuk e kupton rëndësinë e kompromisit. Kjo tregon se nevojat e tij janë më të rëndësishme se tuajat. Në atë rast, nuk mund të presësh as mbështetje emocionale prej tij kur të kesh nevojë, tha psikologia Jane Greer për RD. Në çdo marrëdhënie të suksesshme, partnerët duan ta bëjnë njëri-tjetrin të lumtur dhe shmangia e kompromisit tregon egoizëm dhe papjekuri.

2. Ai nuk është kurrë aty kur keni nevojë për të.

Anulon takimet në minutën e fundit dhe nuk u përgjigjet telefonatave apo mesazheve tuaja? Besimi nuk ndërtohet me fjalë, por me veprime, dhe pjesa bazë e besimit është ndjenja se mund të mbështeteni tek partneri kur keni nevojë për të.


3. Nuk di të pranojë se ka gabuar apo të kërkojë falje.

Nëse ai ka gjithmonë të drejtë, do të thotë se (sipas logjikës së tij) ju gjithmonë e keni gabim dhe kjo është e pamundur. Të gjithë bëjmë gabime, themi gjëra të gabuara, por madhështia e një njeriu manifestohet në gatishmërinë e tij për të pranuar gabimet dhe për të kërkuar falje për to. Nëse partneri juaj refuzon ta bëjë këtë, ai është një mashkull që thjesht nuk di të marrë përgjegjësinë për veprimet e tij.

4. Ai largohet nga ju kur duhet të dërgojë një mesazh ose të bëjë një telefonatë.

Fshehja e gjërave të tilla të përditshme e bën një grua të pyesë veten se çfarë po përpiqet t’i fshehë partneri i saj. Sigurisht që nuk ka pse të jetë diçka serioze, por këto veprime shkaktojnë dyshime dhe dëmtojnë besimin.

5. Historitë e tij janë plot pa logjikë.

Fillimisht ai ju tregon se fundjavën e ka kaluar me miqtë e tij dhe një ditë më vonë se ka qenë me motrën. Nëse palogjikshmëri të ngjashme vazhdojnë, mos kini frikë t’i bëni një pyetje se ku ishte në të vërtetë. Mos veproni në mënyrë agresive, por nëse pas bisedës nuk merrni një shpjegim për atë që ju shqetëson, duhet të jeni të vetëdijshëm se jeni me një person që nuk dëshiron të jetë i sinqertë me ju.

Lexo edhe

Video