Pesë viktima nga sulmi me hark dhe shigjeta në Norvegji

Pesë viktima nga sulmi me hark dhe shigjeta në Norvegji

Pesë persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në Norvegji, pasi një burrë i sulmoi ata me hark dhe shigjeta.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:13, me orën lokale  në qytetin Kongsberg në jug-perëndim të kryeqytetit Oslo.

Policia ka arrestuar një 37-vjeçar danez, i cili dyshohet për kryerjen e sulmit. Sipas Policisë besohet se ai ka vepruar vetëm, ndërkohë që po vijojnë hetimet nëse ky ishte një akt terrorizmi, tha një zëdhënës.


Për ngjarjen ka reaguar edhe kryeministrja Erna Solberg, e cila tha se raportet për incidentin ishin “tmerruese”.

Mediat vendase raportojnë se sulmi ka nisur brenda një supermarketi Coop Extra në anën perëndimore të Kongsberg. Një nga të plagosurit ishte një oficer policie jashtë detyrës, i cili ishte në dyqan në atë kohë, por fatmirësisht asnjë nga stafi i supermarketit nuk është lënduar.

Raportohet se ka pasur një konfrontim me policinë para se 37-vjeçari të arrestohej, 34 minuta pasi filloi sulmi./A2

Lexo edhe

Video