Pesë të vdekur dhe 672 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e veriut

Pesë të vdekur dhe 672 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e veriut

Pesë viktima dhe 672 raste të reja me COVID-19 raportohen në 24 orët e fundit në Maqedoninë e veriut.

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e veriut kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 6.770 testime për Covid-19, prej të cilëve 672 raste kanë rezultuar pozitive, transmeton Alsat.


Po ashtu në 24 orët e fundit, 35 persona janë shëruar nga COVID-19.  

Që nga fillimi i pandemisë janë kryer 1.046.042 testime, prej tyre kanë rezultuar pozitive 160.571. Prej tyre, 150.670 pacientë e kanë fituar betejën me virusin Covid-19, ndërkaq jetën e kanë humbur 5.532. Numri i rasteve aktive është 4.369.

Lexo edhe

Video

error: