Pesë të lënduar në një aksident në Mitrovicë

Pesë të lënduar në një aksident në Mitrovicë

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 13:30, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë.


Zëdhënësi i Policisë rajonale në Mitrovicë, Avni Zahiti ka bërë të ditur për KosovaPress, se në këtë aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara pesë persona kane kërkuar tretman mjekësor.

Policia rajonale e Mitrovicës nuk ka dhënë më shumë detaje në lidhje me rastin.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.