Pesë të lënduar në një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

Pesë të lënduar në një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të komunikacionit në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Lajmi për KosovaPress është bërë i ditur nga zëdhënësi i policisë së Kosovës Daut Hoxha, sipas të cilit aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:10.


“Sot, më datë 11.04.2022 rreth orës 17:10, në autostradën ” Ibrahim Rugova” në km e 40 të, është shkaktuar një aksident trafiku ku janë të përfshira dy automjete. Pesë persona raportohen të jenë lënduar”, ka thënë ai.

Në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante policore për t’u marrë me rastin.

Lexo edhe

Video