Pesë raste të dhunës në familje brenda një dite

Pesë raste të dhunës në familje brenda një dite

Gjatë 24 orëve të fundit në Policinë e Kosovës janë raportuar pesë raste të dhunës në familje.

Sulm ndaj të atit, bashkëshortes, bashkëshortit, vëllait, janë format e dhunës që e karakterizuan 24 orëshin e fundit në disa qytete të Kosovës.

Ky është raporti i Policisë së Kosovës mbi dhunën në familje:

Prishtinë 18.06.2021-10:20.  Është raportuar se i dyshuari mashkull  kosovar  pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht vëllain e tij viktimë mashkull kosovar. Të njëjtit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.


Lipjan, 18.06.2021-21:50. Viktima femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar me te cilin bashkëjeton. Palët janë intervistuar ne prezence të QPS-së dhe në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prishtinë 18.06.2021-23:00. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare .Viktima ka pranuar tretman mjekësor.  Me vendim të prokurorit e dyshuara shkon në mbajtje, ndërsa viktimës i lëshohet urdhër mbrojtje emergjent. 

Obiliq, 18.06.2021-20:00.Viktima femër kosovare ka njoftuar se ishte keqtrajtuar nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Dragash 18.06.2021-11:20.  Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar , pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht të atin e tij viktimën mashkull  kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.   

Lexo edhe

Video