Pesë persona helmohen pasi konsumuan artikuj të dëmshëm ushqimor, policia arreston të dyshuarin

Pesë persona helmohen pasi konsumuan artikuj të dëmshëm ushqimor, policia arreston të dyshuarin

Në fshatin Merdarë të Podujevës policia ka arrestuar një të dyshuar nën dyshimin se 5  persona janë helmuar nga ushqimi në restorantin e të dyshuarit.

Njësitë relevante policore dhe inspektoret e AUV-it kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe restoranti i është mbyllur përkohësisht.


Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari pas intervistimit, është dërguar në mbajtje dhe rasti është inicuar si prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor.

“Fsh. Merdare, Podujevë 24.09.2022 – 19:00. Me 25.09.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se 5 (pesë)  persona/viktima meshkuj kosovar janë helmuar nga ushqimi në restorantin e të dyshuarit. Njësitë relevante policore dhe inspektoret e AUV-it kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe restoranti i  është mbyllur përkohësisht. Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari pas intervistimit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo edhe

Video