Pesë gjoba për mosrespektim të orarit të lëvizjes sot në Pejë

Pesë gjoba për mosrespektim të orarit të lëvizjes sot në Pejë

Në komunën e Pejës, janë shqiptuar gjatë ditës së sotme pesë gjoba për qytetarët që nuk respektuan orarin e kufizimit të lëvizjes, dhe të cilët nuk ishin të pajisur me masa mbrojtëse. Ndërsa janë mbi 30 vërejtje që janë dhënë nga Policia Rajonale në Pejë për qytetarët e kësaj komune.

Kështu ka bërë të ditur, major Nue Nikolla në Stacionin e Policisë në Pejë përmes telefonit për KosovaPress thotë se gjatë ditës se djeshme, nuk ka pasur shqiptim të gjobave, por vetëm vërejtje dhe udhëzime për qytetarët.

“Dje kemi pranuar masat e reja, dhe Policia në Pejë ka angazhuar njësitet e veta. Dje kemi shkruar me dhënien e sugjerimeve, vërejtjeve, udhëzimeve të qytetarëve për masat e reja. Dhe qytetarët kanë qenë të informuar për vendimet e reja, dhe po ashtu kanë respektuar ato”, thotë Nikolla.

Ai thotë se gjatë ditës janë shqiptuar pesë gjoba për mos respektim të kufizimit të lëvizjes, i cili ka hyrë në fuqi nga dje.

“Deri tani kemi shqiptuar bashkë me inspektorët sanitarë 5 gjoba administrative, kurse janë dhënë vërejtje për 30 qytetarë. Pra, këto gjoba janë për mos respektim i orarit të kufizimit të lëvizjes, kanë dalë jashtë orarit dhe nuk kanë qenë të pajisur me maska. Kemi dhënë më shumë këshilla dhe udhëzime, numri nuk është shumë i madh, dhe në fund të ndërrimit i grumbullojnë edhe numrin e gjobave që janë shqiptuar për mos respektimin e masave për parandalimin e përhapjes së Covid-19”, tha Nue Nikolla.


Ndër të tjera, ai thotë se Policia Rajonale në Pejë po arrin të menaxhojë situatën pandemike dhe respektimin e masave të reja.

“Ka policë të mjaftueshëm, Policia është në të gjitha regjionet që duhet të jenë, në hyrje-dalje të qytetit, në pika kontrolli, në pika statike dhe është duke e menaxhuar në mënyre te jashtëzakonshme këtë situatë bashkë me qytetarët”, tha major Nue Nikolla.

Me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë nga dje janë marrë masa të reja, ku qytetarët nga ora 06:00 deri 22:30, kanë të drejtë të lëvizin vetëm 90 minuta në ditë.

Në Komunën e Pejës deri më tani kanë rezultuar gjashtë persona me Covid-19. Pacientja e parë e infektuar, një 74-vjeçare, ka vdekur sot.

Lexo edhe

Video

error: