Pesë gjëra që duhet t’i dini për Pesë gjëra që duhet t’i dini për krizën energjetike të Evropëstë Evropës

Pesë gjëra që duhet t’i dini për Pesë gjëra që duhet t’i dini për krizën energjetike të Evropëstë Evropës

Evropianët po përgatiten për atë që mund të jetë një dimër i gjatë, i ftohtë dhe i shtrenjtë. Rritja e kostove të energjisë ka të ngjarë të rrisë faturat dhe çmimet e shumë blerjeve të tjera të përditshme, përfshirë ushqimin, shkruan Sean Fleming për faqen online të Forumit Ekonomik Botëror.

Arsyet prapa krizës evropiane të energjisë nuk janë të thjeshta dhe ilustrojnë se sa kompleks dhe i ndërlidhur është tregu global i energjisë.

Ju duhet të dini patjetër pesë pikat kryesore për të ndihmuar në shpjegimin e disa prej çështjeve që nxisin krizën e energjisë.

1 – Kërkesa globale po rritet ndjeshëm

Në vitin 2020, kërkesa për gaz natyror ra me 1,9%. Kjo ishte pjesërisht për shkak të ndryshimeve në përdorimin e energjisë gjatë periudhave më të këqija të pandemisë. Por, ishte gjithashtu rezultat i një dimri të butë në Hemisferën Veriore.

Në rishikimin global të sigurisë së gazit, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) thotë se kërkesa për gaz ka të ngjarë të rritet me 3,6% përgjatë vitit 2021. Nëse nuk kontrollohet, deri në vitin 2024 konsumi global i gazit mund të rritet 7%.

Megjithëse rritja e kërkesës për gaz pritet të ngadalësohet – pavarësisht kalimit nga qymyri në gaz – IEA thotë se ”qeverive mund t’u duhet të miratojnë ligje për të siguruar që rritja e emetimeve të lidhura me gazin të mos shndërrohet në problem”.

2 – Evropa është e varur nga importet e gazit

Prodhimi evropian i gazit është në rënie. Disa depozita të gazit në Detin e Veriut po boshatisen, siç po thahen edhe një numër fushash gazmbajtëse në Holandë, siç është Groningeni, i cili do të mbyllet në mesin e vitit 2022.

Kjo e lë Evropën gjithnjë e më shumë të varur nga importet e gazit, kryesisht nga Rusia dhe Norvegjia.

IEA i ka bërë thirrje Rusisë të dërgojë më shumë gaz në Evropë për të ndihmuar në zbutjen e krizës.

“Bazuar në informacionin në dispozicion, Rusia po përmbush kontratat e saj afatgjata me homologët evropianë, por eksportet e saj në Evropë janë ulur nga niveli i tyre i vitit 2019. IEA beson se Rusia mund të bëjë më shumë për të rritur disponueshmërinë e gazit në Evropë”, thekson IEA-ja.

3 – Çmimet e larta mund të rriten akoma më shumë

Ka pasur një rritje prej 600% të çmimeve evropiane të gazit deri më tani në 2021.


Në një moment, në fillim të tetorit, pati një rritje prej 37% në çmimet e gazit me shumicë në BM në vetëm 24 orë. Rritja e çmimeve bëri që një grup që përfaqësonte bizneset e çelikut, kimikateve dhe plehrave të njoftonin qeverinë britanike që t’u ofronte ndihmë kundër kostove të larta.

Çmimi i gazit me shumicë falimentuar ofrues më të vegjël të energjisë në tregun britanik dhe ka ndaluar prodhimin në disa industri. Sekretari i Shtetit në BM për Biznesin, Energjinë dhe Strategjinë Industriale, Kwasi Kwarteng thotë se “ekspozimi ynë ndaj çmimeve të paqëndrueshme globale të gazit nënvizon rëndësinë e planit tonë për të ndërtuar një sektor të fortë të energjisë së rinovueshme”.

4 – Dimri po vjen sërish

Në Hemisferën Veriore fillimi i vitit 2021 u shënua nga një mot ekstrem shumë i ftohtë. Zona të tëra të SHBA u prekën nga një vorbull polare që solli dëborë, akull dhe temperatura nën zero deri në jug të Teksasit.

Një dimër tjetër shumë i ftohtë do të bënte presion shtesë mbi një sistem të furnizimit me gaz, që edhe pa këtë situatë ndodhet në vështirësi të madhe.

Përgjigjja ndaj kërkesës në rritje gjatë motit të ftohtë nuk do të sfidohet vetëm nga rezervat e ulëta të gazit. Ngarkimi i anijeve për të transportuar gazin e lëngshëm, LNG, në të gjithë botën është prekur nga mungesa e kapaciteteve të transportit, çka rrit çmimet.

“Tarifat ditore të anijeve LNG janë rritur mbi 100 000 dollarë në secilin nga tre dimrat e fundit të Hemisferës Veriore”, thotë IEA.

“Rekordi i të gjitha kohërave ishte mbi 200 000 dollarë, gjatë periudhës së ftohtë të papritur në Azinë Verilindore në janar 2021, mes mungesave fizike të kapacitetit të disponueshëm të transportit”, thekson ajo.

5 – Kalimi i energjisë shumë i ndërlikuar

Gazi digjet më pastër se nafta ose qymyri dhe përdoret gjerësisht si zëvendësim i të dyjave në prodhimin e energjisë elektrike. Megjithëse po luan një rol në ndihmën për dekarbonizimin e prodhimit të energjisë elektrike, gazi është ende një burim i emetimeve të gazrave serrë (GHG).

IEA-ja e përshkruan gazin si “burim kryesor i emetimeve që duhet të zvogëlohen”.

Gazi natyror është i përbërë kryesisht nga metani. Administrata Amerikane e Informacionit të Energjisë thotë se pothuajse një e treta e emetimeve të metanit shkaktohen nga “sistemet e gazit natyror dhe naftës si edhe nga puset e braktisura të naftës dhe gazit natyror”.

”Dekarbonizimi i sistemit të gazit do të duhet të jetë një përparësi për të arritur objektivat neto të emetimeve zero deri në vitin 2050”, thotë IEA.

”Në këtë drejtim, politikëbërësit duhet të marrin parasysh sfidat e reja të sigurisë së furnizimit që ka të ngjarë të shfaqen në këtë tranzicion”, thekson ajo.

Lexo edhe

Video

error: