Pesë arsye pse smartphone-t Samsung Galaxy A janë zgjedhja perfekte

Pesë arsye pse smartphone-t Samsung Galaxy A janë zgjedhja perfekte

Samsung prezantoi kohët e fundit smartphone-t e rinj nga seria e tij A – Samsung Galaxy A33 dheA53 5G. Falë kamerave, dizajnit, performancës së fuqishme si dhe shumë opsioneve të tjera të shkëlqyera, seria e re Samsung Galaxy A kombinon gjithçka që duam nga smartphone-i ynë – me një çmim të arsyeshëm.

Opsionet e përsosura të kamerës

Me një procesor krejt të ri 5 nm dhe teknologjinë e inteligjencës artificiale, sistemi i kamerës i serisë së re Galaxy A ofron disa veçori interesante që bëjnë çdo imazh të duket fantastik – edhe në ndriçim të ulët. Night Mode i përmirësuar siguron që të shkrepni foto plot detaje, pavarësisht nga koha e ditës ose cilësia e dritës. Për më tepër, ekziston  Portrait Mode për selfie të shkëlqyera dhe Fun Mode i cili u ofron përdoruesve një përzgjedhje të madhe filtrash argëtues. Një vlerë e shtuar është dhe teknologjia VDIS në Galaxy A53 5G, e cila minimizon dridhjet teksa regjistroni kur jeni në lëvizje.

Dizajn tërheqës dhe miqësor me mjedisin

Seria e re Galaxy A është dizajnuar për të qenë funksionale dhe moderne njëkohësisht. Me Ambient Edge që gërsheton kamerën me trupin pa shenja të dallueshme, smartphone-t Galaxy A janë të bukur në tërësi dhe plotësisht funksional, me kapacitet të shtuar të baterisë brenda një kornize mat të hollë. Këta smartphone vijnë në 4 ngjyra: e zezë fantastike, e bardhë fantastike, blu fantastike, ngjyrë pjeshkë fantastike.

Si pjesë e iniciativës Samsung Galaxy for Planet – e cila synon të mbrojë planetin – paketimi i serisë Galaxy A ka në përbërje letër me burim të qëndrueshëm, ndërsa tek vetë pajisjet janë përdorur materiale të ricikluara për butonat anësore dhe portat e kartave SIM.

Një ekran i madh dhe rezistent


Në të kaluarën, një ditë me diell mund ta bënte të vështirë për të parë ekranin e smartphone-t, por algoritmi inteligjent i serisë së re Galaxy A siguron që ekrani të shfaqi çdo detaj, edhe në hapësirat e jashtme duke reduktuar ndërkohë dritën blu me Eye Comfort Shield. Ekrani i gjerë 6,5 inç Super AMOLED i Galaxy A53 5G ofron gjithashtu një shpejtësi rifreskimi 120 Hz për një përvojë gjithëpërfshirëse ndërsa Galaxy A33 5G përmban një ekran Super AMOLED 6,4 inçme një shpejtësi rifreskimi 90 Hz.

Në mënyrë që përdoruesit të shijojnë përmbajtjen e dëshiruar pa u shqetësuar, Galaxy A53 5G dhe Galaxy A33 5G, përmbajnë standardin IP67 të rezistencës ndaj ujit dhe pluhurit.  Të pajisur me xhamin mbrojtës jashtëzakonisht të fortë Corning® Gorilla® Glass 5, këto smartphone kanë mbrojtje shtesë dhe janë më rezistent ndaj gërvishtjeve.

Bateri që zgjat

Një bateri e qëndrueshme është gjithashtu një domosdoshmëri. Smartphone-t Galaxy A53 5G dhe A33 5G janë të dizajnuar me një kapacitet të shtuar të baterisë (5000 mAh) që mund të zgjasë deri në dy ditë. Gjithashtu, mund t’i rikarikoni shpejt me Super Fast Charging deri në 25 W dhe të aktivizoni ruajtjen adaptive të energjisë për të përmirësuar performancën e përgjithshme të baterisë.

Mbi të gjitha, një përvojë e sigurt

Seria e re Galaxy A siguron që të dhënat dhe informacioni të qëndrojnë të mbrojtura dhe të sigurta falë Samsung Knox. Kur ruani fotografi private, shënime dhe aplikacione, Secure Folder u ofron përdoruesve një kasafortë digjitale të koduar, në mënyrë që vetëm ata të kenë akses në përmbajtjen e tij. Duke përdorur Private Share, përdoruesit mund të kontrollojnë saktësisht se kush ka akses në skedarë dhe për sa kohë.

Me blerjen e të dyja këtyre pajisjeve, do të përfitoni edhe gjashtë muaj përdorim të shërbimit OneDrive, me të cilin do të mund t’i mbani të sigurta të gjitha të dhënat dhe fotot tuaja. Ju mund të sinkronizoni galerinë tuaj me OneDrive dhe shijoni memorien 100 GB. Për më shumë informacion, vizitoni: https://www.samsung.com/al/offer/one-drive-promo-2022/.

Gjithashtu, me blerjen e Samsung Galaxy A53 5G ju merrni dhuratë një palë kufje Galaxy Buds Live ngjyrë Mystic Black. Për të fituar të drejtën e dhuratës, duhet të regjistroni pajisjen e blerë në faqen e internetit samsung.al deri në datën 30.05.2022. Promocioni zgjat nga data 1 Prill deri më 15 Maj, dhe për më shumë informacion vizitoni: https://www.samsung.com/al/offer/galaxy-a53-5g-promotion/.

Lexo edhe

Video