Përvjetori i sulmit terrorist në Banjskë, kërkohet nga ndërkombëtarët t’i vendosin masa ndëshkuese Serbisë
Lajme
Lexohet për: 3 min.
banjska
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Serbia duhet të mbajë përgjegjësi dhe të jep llogari për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, thonë analistët politikë. Sipas tyre, Kosova duhet të angazhohet më shumë në aspektin diplomatik për të kërkuar dënimin e Serbisë, pasi konsiderojnë se institucionet e vendit s’kanë arritur ta shfrytëzojnë maksimalisht sulmin në Banjskë për të përfituar në aspektin politik ndaj Serbisë. Në përvjetorin e parë të sulmit terrorist serb në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku, ndihmën e faktorit ndërkombëtarë për ta mbajtur Serbinë përgjegjësi e kërkoi edhe kryeministri Albin Kurti.

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, thotë për KosovaPress se shteti serb është përgjegjësi i plotë për sulmin terrorist në Banjskë.

Megjithëse shtetet ndërkombëtare po kërkojnë që vetëm përgjegjësit e sulmit terrorist të dalin para drejtësisë, Arifi shton se perëndimi herët apo vonë do t’i kërkojë Serbisë të jep llogari për atë çka ka ndodhur më 24 shtator 2023.

Ndërkaq, analisti politik, Artan Muhaxhiri, thotë se institucionet e vendit duhet të angazhohen më shumë në aspektin diplomatik për të kërkuar dënimin e Serbisë.

Sipas tij, në situatën mes Kosovës dhe Serbisë ka shumë interesa dhe jo çdo herë e vërteta dhe drejtësia është parimi kryesori i vendimmarrjes së ndërkombëtarëve.

Megjithatë, ai deklaron se qeveria s’ka arritur të shfrytëzojë sulmin terrorist në Bansjkë për të përfituar në aspektin politik.

Në 1 vjetorin e sulmit terrorist serb në Banjskë, të martën krerët institucional bënë homazhe pranë varrit të rreshterit policor, heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku si dhe emërtuan rrugën Banjskë-Zçevan “Afrim Bunjaku”.

Ka kaluar një vit qëkur një grup i uniformuar i serbëve kreu sulm terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave. Sipas aktakuzës, grupi terrorist në krye me Milan Radojiçiqin, kanë synuar që përmes përdorimit të forcës me armatim të rëndë, të shkëpusin pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024