Përvjetori i fjalimit të parë të një presidenti shqiptar në OKB

Përvjetori i fjalimit të parë të një presidenti shqiptar në OKB

32 vjet më parë për herë të parë një president shqiptar, merrte pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Kreu i shtetit asokohe ishte Ramiz Alia dhe ky akt u interpretua edhe si një përpjekje e Alisë për të siguruar një kalim gradual nga regjimi diktatorial në pluralizëm, duke marrë njëkohësisht edhe mbështetjen e nevojshme të vendeve të perëndimit.


Ramiz Alia, iu drejtua selisë së OKB-së për të ligjëruar në lidhje me gjenocidin e ushtruar mbi popullsinë shqiptare në Jugosllavi. Alia apeloi për reagimin e komunitetit ndërkombëtar ndaj një “prej problemeve më të mprehta dhe më shqetësuese në Ballkan”. Pavarësisht rëndësisë së ngutshme që diktonte çështja e shqiptarëve të Kosovës, ky akt u interpretua edhe si një lëvizje që kishte të bënte me politikën e brendshme.

Alia u prit nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Javier Perez de Kuelar. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sjell në vëmendje dokumentin, ku paraqiten fragmente nga biseda mikpritëse e Alisë nga De Kuelar./atsh/

Lexo edhe

Video