Përurohet shtatorja e Hajredin Bajramit në Lipjan

Në Ditën e Çlirimit, Hajredin Bajrami u rikthye në bronz në qytetin e Lipjanit.

Në këtë ditë Lipjani përuroi tri shtatore të veprimtarëve të kësaj komune, për çka kryetari Imri Ahmeti e quajti pasuri të vendit.

Ahmeti tregoi se janë edhe tri shtatore të tjera të cilat do ta nderojnë Lipjanin.

“22 vjet të çlirimit të vendit, po pasurohet qyteti ynë me tri shtatore, të tre veprimtarëve, heronjve tanë, siç e kemi pasurua edhe më herët. Pranë shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari janë edhe tri shtatore tjera që do të nderojnë qytetin  e Lipjanit” tha ai.

Në zbulimin e shtatores së heroit Hajredin Bajrami, morri pjesë edhe Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe ai i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.


Me këtë rast, Jashari tha se duhet të luftojmë se bashku për zhvillim ekonomik dhe ndërtimin e shtetit.

“Sot është ditë e madhe për Lipjanin, për Kosovën, 22 vite pas çlirimit çka na mbetet neve, ashtu siç e tha kryetari Imriu më parë në  akademinë solemne, lufta jonë e pandalshme drejt zhvillimit ekonomik duhet të vazhdoj bashkë se bashku siç ishim 22 vite më parë për ta ndërtuar e zhvilluar këtë vend në mënyrë më të mirë të mundshme që rinia e këtij vendi me deshtë këtë vend” ,tha ai.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj tha se shtatorja e Bajramit është gurthemeli i shtetit dhe pavarësisë së Kosovës.

“Sot është një ditë e veçantë, jo vetëm për Lipjanin, po për gjithë Kosovën. Ky moment tregon që çdo statujë bashkon kryetarët e komunave pa dallim partie politike, kjo tregon edhe njëherë që ky lapidar është gurthemeli  i shtetit dhe pavarësisë së Kosovës”, tha ai.

Po ashtu sot Komuna e Lipjanit zbuloi shtatoret edhe të dëshmorit Xhavit Kozhani e Ruzhdi Shabani.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: