Përurohet objekti i shkollës profesionale “Andrea Durrsaku” në Kamenicë

Përurohet objekti i shkollës profesionale “Andrea Durrsaku” në Kamenicë

Është përuruar objekti i ri i shkollës profesionale “Andrea Durrsaku” në Kamenicë, i cili është investim i kompanisë Euro Sky CO nga Shteti i Kuvajtit, me ndërmjetësim të organizatës “Qëndresa Kosovare” dhe mbështetjes së Ministrisë se Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.


Në ceremoninë e përurimit të këtij objekti, zëvendësministrja e MASHTI-t, Edona Maloku Bërdyna, theksoi se Qeveria e Kosovës është e vendosur në forcimin e arsimit, si bazë për zhvillimin e shoqërisë dhe sipas saj për të bërë këtë kanë prioritizuar reformën e duhur në të gjitha nivelet e arsimit për vitet në vijim.

“Arsimi dhe aftësimi profesional është shtyllë e rëndësishme e çdo shteti, sepse kontribuon fuqishëm në zhvillimin ekonomiko-social të një shoqërie dhe vendi”, tha zv. ministrja Maloku -Bërdyna  ndërsa theksoi zotimin për të përafruar kualifikimet e arsimit dhe aftësimit profesional drejt nevojave të tregut të punës përmes inicimit të arsimit dual dhe aktiviteteve te tjera, ndër të cilat fillimi i pilotimit të arsimit dual në katër profile.

Zv. ministrja Maloku Bërdyna theksoi se ky investim do t’i ofrojë të rinjve të komunës së Kamenicës të zgjedhin nga programet e shkollës “Andrea Durrsaku” dhe në të njëjtën kohë të zhvillohen profesionalisht në hapësirat e kësaj shkolle, thuhet në njoftimin e MASHTI-t.

Lexo edhe

Video