Përurohet Mulliri i Behramajve në Obiliq

Përurohet Mulliri i Behramajve në Obiliq

Ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi gjatë ditës së sotme, ka qëndruar në komunën e Obiliqit, ku së bashku me të parin e kësaj komune, Xhafer Gashi e kanë përuruar edhe një nga asetet e trashëgimisë kulturore, Mullirin e Behramajve, në fshatin Graboc të komunës së Obiliqit.

Me këtë rast, Dumoshi u shpreh se monumentet e trashëgimisë siç është edhe ky mulli kanë një rëndësi të madhe për trashëgiminë e Kosovës, andaj edhe më tutje do të vazhdohet me kujdes ndaj trashëgimisë kulturore.

Dumoshi: Mulliri me histori të veçantë

Video:

“Ky mulli ka histori në vete, daton që nga viti 1864, pastaj ky ka mbijetuar shumë luftëra dhe shumë sakrifica të kësaj ane dhe të popullit shqiptar në Kosovë, por më e vlefshmja e cila thuhet por edhe është, është lufta e fundit ku ky mulli edhe pse nuk ka qenë funksional është funksionalizuar për nevojën e popullatës në atë kohë, e cila ka qenë një krizë e madhe sidomos e bukës. Mbijetesa ka qenë, buka uji dhe krypa, kështu që kjo është për tu vlerësuar sidomos për familjen Mjekiqi që ka dhënë një kontribut të madh”, tha Dumoshi.


Ndërsa, kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi u shpreh se ky mulli ka pasur një kontribut të madh në luftën, duke i furnizuar shumë familje me miell.

Gashi: Ky mulli ka rëndësi të veçantë për Obiliqin

Video:

“Mulliri daton që nga viti 1864 dhe të gjitha luftërat, si dhe historinë e bartë me vete. Ka shërby edhe për këtë zonën tonë edhe për zonën e Drenicës. Mulliri ka qenë dhe është i familjes Behrami, familje e Mjekiqve e cila gjatë periudhës më faza siç e përmendëm edhe më herët ka kontribuar me furnizimin edhe zonën e Drenicës por edhe të zonës tonë këtu, ku i kemi pasur të strehuar por edhe pjesën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, deklaroi Gashi.

Para përurimit të këtij Mulliri, Dumoshi së bashku me Gashin vizituan edhe objektet kulturore në këtë komunë, dhe të dy premtuan se do të investojnë edhe më shumë në të ardhmen në këto objekte.

Lexo edhe

Video

error: