Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Përsosmëria italiane në edukim tash edhe në Kosovë

Përsosmëria italiane në edukim tash edhe në Kosovë

Organizata Italiane Volontari nel Mondo RTM me seli në Prishtinë (https://www.rtm.ong/en/) e ka mundësuar publikimin e dy teksteve në gjuhen shqipe dhe gjuhen serbe mbi edukimin e fëmijërisë së hershme.

Tekstet e publikuara u mundësuan në kuadër të Projektit PEDAKOS – Aleanca për Zhvillimin e Edukimit Parashkollor në Kosovë (https://www.rtm.ong/en/portfolio/pedakos-preschool-education-development-alliance-for-kosovo/ ), financuar nga Qeveria Italiane nëpërmjet Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, dhe realizuar nga RTM me mbështetjen e Ambasades Italiane në Prishtinë.

Tekstet e publikuara, Rregullorja E KOPSHTEVE DHE E ÇERDHEVE të Komunës së Reggio Emilia-s”, dhe “Shënime historike dhe informacione të përgjithshme”, janë materiale që mundësojnë njohjen me Reggio Emilia Approach  (https://www.reggiochildren.it/reggio-emilia-approach/), përsosmëria italiane në edukim për 0-6 vjet e njohur në nivel të botës.

Tekstet do të jenë në dispozicion të personelit të institucioneve parashkollore, prindërve, studenteve, institucioneve dhe të gjithë profesionisteve që merren me edukimin në fëmijërinë në Kosovë.

Këto materiale mbi Reggio Emilia Approach janë shoqëruese të aktiviteteve tjera trajnuese dhe edukuese të realizuara me edukatorë dhe drejtorë të Institucioneve parashkollore në kuadër të projektit në fjalë. Tekstet u ofrohen Kosovës duke u dhënë mundësi profesioniseteve të nisin njohjen me një Qasje ndryshe për tu ofruar dhe implementuar në procesin e edukimit të hershëm të fëmijëve.

Falë dy materialeve të publikuara do të ofrohet një praktike e mirë për Institucionet dhe profesionistet e vendit për tu inspiruar me ide nga pervojat Italiane për një ngritje të ciliësisë së edukimit në këtë grupmoshë.


Valentina Zefi (RTM) thekson: “Përmes këtyre materialeve përvojat e Reggio Children dhe Qasjes se Reggio Emilia të njohura dhe të kërkuara ndërkombëtarisht, për herë të parë i ofrohen Kosovës në gjuhet amtare dhe janë një mundësi për të nisur një rrugëtim të njohjes dhe hulumtimeve të më tejmë lidhje me këtë Qasje dhe futjes se saj në sistemin e edukimit të hershëm në Kosovë”.

Ju të interesuar keni mundësi të shkarkoni tekstet në linkun në vazhdim:

https://www.rtm.ong/wp-content/uploads/2021/02/Cenni-ALB-2020-digitale-p-sing.pdf

https://www.rtm.ong/wp-content/uploads/2021/02/Regol.-A5-ALBANESE-2020-digitale-p-sing.pdf

Projekti PEDAKOS realizohet nga Volontari nel Mondo (RTM) në Kosovë në bashkëpunim me partneret, Ministrija Arisimi dhe Shkencës (MASH), Fakulteti Edukimit në Prishtinë (Fedu), Instituti Pedagogjik i Kosovës (IPK), Childproof (CIPOF), Botanika (BOT) dhe Shpresaj Jetës (SHJ).  

PHOTOS CREDITS: Adriana Di Conca

Lexo edhe

Video

error: