Personi me thikë qëllohet për vdekje në aeroportin e Parisit

Personi me thikë qëllohet për vdekje në aeroportin e Parisit

Policia franceze qëlloi për vdekje një burrë me thikë në një aeroport të Parisit të mërkurën në mëngjes.

“Duke treguar gjakftohtësi, policia neutralizoi mëngjesin e sotëm një individ kërcënues me thikë në aeroportin Roissy Charles de Gaulle”, thuhet në një deklaratë në Twitter të prefekturës së policisë së Parisit.


Ngjarja ndodhi në terminalin 2F të aeroportit, në verilindje të kryeqytetit francez, rreth orës 8:20.

“Një person i pastrehë po shqetësonte agjentët e sigurisë dhe policia kufitare u thirr për të ndihmuar në evakuimin e tij”, tha një burim i aeroportit.

Burri u largua dhe vazhdoi t’i ofendonte. Më pas ai u kthye dhe nxori një thikë. Një nga oficerët e policisë më pas përdori armën e tij, shtoi një burim policor.

Lexo edhe

Video