Personi i arrestuar, ka kërcënuar Behgjet Pacollin se do ia djeg fëmijët

Personi i arrestuar, ka kërcënuar Behgjet Pacollin se do ia djeg fëmijët

Këshilltari i kreut të AKR-së, Naim Murseli ka deklaruar se personi i arrestuar i cili kishte kërcënuar Behgjet Pacollin i kishte kërkuar edhe para. Për këtë sipas tij, Pacolli është shumë i tronditur dhe i mërzitur, raporton KosovaPress.

Murseli përmes një shkrimi në facebook ka njoftuar se personi me inicialet E.H ka kërcënuar që do i rrëmbejë fëmijët e Pacollit dhe do i djeg ata.


Ky është shkrimi i plot i Murselit:

Personi i arrestuar në orët e vona mbrëmë, me incialet E.H, i cili kërcënoi z. Pacolli dhe fëmijët e tij i ka kërkuar gjithashtu para. Personi ka pretenduar të jetë edhe prokuror i Kosovës. Ai ka kërcënuar po ashtu me arrestim të z. Pacolli. E.H ka kërkuar në internet shkollën e fëmijëve, e cila është shkollë publike, të z. Pacolli dhe ka kërcënuar atë se do t’i rrëmbejë dhe do t’i djeg ata për së gjalli. Z. Pacolli është shumë i tronditur dhe i mërzitur emocionalisht nga kërcënimët e bëra. /KosovaPress/

Lexo edhe

error: