Përshtat lokalin për drogë – një i arrestuar në Tiranë

Përshtat lokalin për drogë – një i arrestuar në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar disa persona për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë për veprat penale prodhim dhe shitja e narkotikëve dhe përshtatja e lokalit për përdorim droge të shtetasit B. L. (35), pasi në bashkëpunim dhe me Forcën e Posaçme “Shqiponjat” gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij dhe të 9 klientëve të konstatuar aty, të proceduar në gjendje të lirë, u gjetën dhe u sekuestruan lëndë narkotike kanabis.

Po nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. A. (39), pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur nuk i është bindur urdhrit të shërbimeve të policisë për të ndaluar. Gjithashtu, nga kontrolli fizik i ushtruar, Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Numër 2 arrestuan në flagrancë shtetasin D. K. (49), pasi kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.


Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë ndalimi i shtetasit E. Sh. (22), për veprën penale dhuna në familje.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. S. (31) pasi ka aksidentuar biçikletistin, shtetasin Q. H. (61), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve dhe E. Ç. (36), pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Më 26.06.2021,  u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve L. Ç. (32) dhe J. V. (23), pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për shkak të detyrës, kanë goditur me sende të forta shtetasin M. A. (41), me detyrë agjent doganier, i cili pas mjekimit në spital u lirua për në shtëpi.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./tch

Lexo edhe

Video