Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se në ushtrinë e Kosovës aktualisht janë vetëm 10% gra. Sipas saj, kjo përbën një përqindje të ulët.
Osmani ka folur në konferencën me temën “Avancimi i përfaqësimit dhe rolit të grave në ushtri: Një hap drejt barazisë më të madhe gjinore, paqes dhe sigurisë”, e cila organizohet në kuadër të Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Kosovë.
Ajo ka shtuar se gjatë takimeve që zhvilloi në selinë e NATO-së “tema e parë e diskutimit ishte angazhimi i Kosovës në agjendën për gratë, paqen dhe sigurinë”.
Sipas saj, përfshirja e grave ushtarake dhe angazhimi e avancimi i tyre janë në boshtin e NATO-s.Ndërsa, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka shprehur përkushtimin dhe synimin që përfshirja e grave në FSK të rritet.
Ai ka thënë se po angazhohen për largimin e barrierave që pengojnë përfshirjen e grave ne ketë institucion.