“Përplasen” Osmani dhe deputetja e Nismës në seancë

“Përplasen” Osmani dhe deputetja e Nismës në seancë

Gjatë mbajtjes së seancës plenare ku Levizja Vetëvendosjeka ftuar në interpelancë ministrin e arsimit, Ramë Likaj, kanë vazhduar “përplasjet”, në mes deputetëve me kryeparlamentaren Vjosa Osmani.

Deputetja e Nismës, Arbëreshë Krasniqi i ka reaguar kryeparlamentares Vjosa Osmani, që në Kuvend të Kosovës iu referua të njëjtës si deputete pa grup parlamentar.

“E kemi një deputete pa grup, Arbëreshë Krasniqi. Deputete me grup nga radhët e Nismës Social Demokrate, jam Arbëreshë Krasniqi”, tha ajo.

Por sipas kryeparlamentares Vjosa Osmani në kuvend ekzistojnë disa rregulla, e që aktualisht kjo parti nuk ka grup parlamentar.

“Zonja deputete ekzistojnë disa rregulla në këtë kuvend, për momentin nuk jeni grup parlamentar. Në qoftë se bëheni, unë prapë ua zgjedhi ashtu. Nuk të thash që nuk keni parti, por grup parlamentar”, ka shtuar Osmani.

Ky debat ka vazhduar, derisa deputetja e Nismës tha se nuk e ka të qartë as se qysh t’i referohet Osmanit.


“Deputete nga radhët e Nismës. Tash unë nuk e di a jeni LDK ju si kryetare a qysh me ja bo kësaj pune.

“Nuk është çështje për ty ajo punë, por grup parlamentar nuk ke zonjë, sipas rregullores së kuvendit.

“Mirë bre po mujte me thënë Arbëreshë Krasniqi, me emër me mbiemër. Nëse të pengoi emrin e Nismës, mujte me thënë me emër dhe mbiemër.

“Jo fare nuk më pengoi. Mendoj që është çështje e qytetarëve me kush ku është.

“Kryetare pa stres, pa komplekse, pa nervozizëm.

“Komplekse si duket keni ju që nuk po mbërri me u bo gjashtë deputetë”, u tha në këtë seancë.

Lexo edhe

Video

error: