Përplasen dy helikopterë të ushtrisë amerikane

Përplasen dy helikopterë të ushtrisë amerikane

Një numër njerëzish besohet se vdiqën pasi dy helikopterë të ushtrisë amerikane u përplasën në Kentucky.

Guvernatori i shtetit, Andy Beshear tha se ishte “lajm i vështirë” dhe se priten viktima.

Raportet lokale të lajmeve thanë se incidenti ndodhi rreth orës 21:35 me orën lokale (01:35 GMT), dhe deri në nëntë persona mund të kenë vdekur.


Ushtria lokale konfirmoi se helikopterët e tyre ishin përfshirë në përplasje, shkruan BBC, përcjell KosovaPress

Ngjarja ndodhi në zonën Trigg County, afër bazës së madhe ushtarake Fort Campbell.

Një zëdhënes tha se dy helikopterë HH60 Blackhawk u përplasën gjatë “një misioni rutinë stërvitor”.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.