Përparim Rama sot merr detyrën e kryetarit të Prishtinës

Përparim Rama sot merr detyrën e kryetarit të Prishtinës

Përparim Rama sot do ta merr detyrën e të parit të Komunës së Prishtinës.

Mbledhja inauguruese ku pritet të bëhet betimi i anëtarëve të Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe betimi i kryetarit Rama do të bëhet në ora 10:00.

Pas përfundimit të kësaj mbledhje inauguruese do të bëhet pranim-dorëzimi ceremonial i detyrës së kryetarit të Prishtinës, nga Shpend Ahmeti tek Përparim Rama.

Kujtojmë që Përparim Rama ia mësyu garës për të parin e Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.


Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën me 17 tetor Përparim Rama ishte kandidati i i dytë më i votuar. Rama në këtë raund arrit të marrë 25 mijë e 252 vota apo 29,17përqind. ndërsa i pari ishte kundërkandidati nga Vetëvendosje, Arben Vitia me 36 mijë e 818 apo 42,54 përqind të votave.

Por në raundin e dytë të zgjedhjeve që u mbajtën më 14 nëntor, rezultati u përmbys.

Rama fitoi 41 mijë e 746 vota apo 50,98 përqind, kurse Vitia fitoi 40 mijë e 143 vota apo 49,02 përqind.

Ndërsa, një ditë para se ta dorëzoj detyrën e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti nëpërmjet një shkrimi në “facebook”, ka falënderuar të gjithë për mbështetjen që i është dhënë përgjatë qeverisjes, për çka ka thënë rrugëtimi i përbashkët me të gjithë është edhe përvoja kryesore e jetës së tij. Ahmeti thotë se për tetë vite, pra sa ka qeverisur me Komunën e Prishtinës e ka përmirësuar dukshëm jetën në qytet.

Ai ka renditur disa nga punët që ka bërë gjatë mandatit dy vjeçar si i pari i Prishtinës.

Lexo edhe

Video

1 Koment

  • […] Rama betohet si kryetar i Prishtinës Përparim Rama sot merr detyrën e kryetarit të Prishtinës Përfundon numërimi i votave, Prishtinën e fitoi Përparim Rama Përparim Rama: Prisja një […]

Komentet janë të mbyllura.

error: