Përmbytje në Nepal
Bota
Lexohet për: 1 min.
fwqfqw
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Të paktën 50 njerëz kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë të zhdukur pas përmbytjeve të rënda dhe rrëshqitjeve të dheut në disa rrethe në Nepal, njoftuan mediat lokale të shtunën.

Shiu i dendur, i cili ka shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu në të gjithë vendin, ka zhvendosur qindra njerëz, sipas Kathmandu Post.

Autoritetet kanë konfirmuar 11 vdekje në Katmandu, 16 në Lalitpur, pesë në Bhaktapur, gjashtë në Kavre, dy në Sindhupalchok, pesë në Panchthar, dy në Dhankuta dhe nga një në Sindhuli, Jhapa dhe Dhading.

Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar, me autoritetet lokale që kanë shpëtuar qindra njerëz të bllokuar nga përmbytjet në rritje.

Përmbytjet kanë shkatërruar gjithashtu shtëpi dhe kanë dëmtuar autostrada, duke bllokuar rrugët në 39 rrethe. Në total, 44 rrethe në të gjithë vendin janë prekur nga përmbytjet, rrëshqitjet e dheut, përmbytjet dhe erozioni, thanë autoritetet. /AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024