Përmbyset autobusi me pasagjerë në Turqi

Përmbyset autobusi me pasagjerë në Turqi

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe 22 të tjerë janë plagosur pasi një autobus me pasagjerëu përmbys në juglindje të Turqisë. Në mesin e viktimave është edhe një foshnjë.

Sipas asaj që raportojnë mediat turke drejtuesi i autobusit ka humbur kontrollin e automjetit për shkak të kushteve atmosferike.


Menjëherë pas  ngjarjes u dërguan një numër i madh ekipesh shëndetësore dhe ambulancash të cilat bënë transportimin e të lënduarve për në spital.

Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca ka bërë me dije se 14 prej të lënduarve kanë dalë nga spitali  ndërsa 2 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Autoritet turke kanë  nisur hetimet për aksidentit ndërsa aktualisht policia ka arrestuar dy drejtuesit e automjeteve.

Lexo edhe

Video