Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Përmbyllet projekti “Rikthimi në Normalen e Re”, dhurohen 190 laptopë për komunitetin RAE

Përmbyllet projekti “Rikthimi në Normalen e Re”, dhurohen 190 laptopë për komunitetin RAE

Sot është  përmbyll projekti “Rikthimi në Normalen e Re”, projekt i implementuar nga IPKO Foundation, i mbështetur nga UN Women Kosova dhe Ambasada Britanike në Kosovë. 

Përgjatë këtij projekti, në komunën e Prishtinës, Fushë Kosovës, Gjakovës, Pejës dhe Mitrovicës janë distribuar 190 laptopë të vajzat e reja të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptas

Në ceremoninë e përmbylljes së këtij projekti nga një fjalë rasti mbajtën Ulrika Richardson, Kordinatore për Zhvillim nga UN në Kosovë, Jacob Webber, Zevendes Drejtori i Misionit, Ambasada Britaneze në Kosove dhe Abetare Gojani, drejtoreshë e Programeve në IPKO Foundation.

Pas fjalimeve, u bë prezentimi i të gjeturave, prezentimi i platformës digjitale dhe raporti i hartës dixhitale me të dhënat e nxjerra nga projekti.

Për vajzat e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptas, janë ofruar edhe trajnime për njohuri bazike në IT si dhe në përdorimin e laptopeve. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe disa mësimdhënës të këtyre komunave janë trajnuar se si ti dallojnë vajzat që kanë potencial për të braktisur shkollën.

Raporti i hartës dixhitale do të shërbejë si model për kuptimin e faktorëve që ndikojnë në shkallën e braktisjes së shkollës te vajzat e reja nga komuniteti Roma, Ashkali dhe Egjiptas në Kosovë. 


Përshkrimi i Raportit të Hartës dhe dizajni i Platformës

Me mbështetjen e UN Women, ekipi i Projektit të Fondacionit IPKO ka identifikuar Pejën, Gjakovën, Mitrovicën, Prishtinën dhe Fushë-Kosovën si komuna me shkallën më të ulët të frekuentimit të shkollës nga gratë e reja dhe vajza, dhe me nivele të larta të cenueshmërisë nga braktisja e shkollës për shkak të ndikimit të pandemisë COVID -19.

Platforma e Hartësimit Dixhital do të mbushet me të dhëna të verifikuara nga Kosova

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MAS), Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), dhe nga burime të tjera të verifikuara, ndërsa të dhënat specifike të përfituesve do të mblidhen nga ky projekt, përmes mjeteve të aprovuara paraprakisht dhe treguesve të matshëm.

Platforma dixhitale e Hartësimit do të bëhet një mjet i dobishëm për hartëzimin dhe kuptimin e faktorëve që ndikojnë në shkallën e braktisjes së shkollës nga

vajza të reja dhe gratë nga komunitetet Roma, Ashkali dhe Egjiptas në Kosovë, dhe për informimin përkatëse në ndërhyrjet programatike.

Lexo edhe

Video

error: