Përleshje mes policisë e protestuesve në qytete anembanë Iranit

Përleshje mes policisë e protestuesve në qytete anembanë Iranit

Policia iraniane dhe forcat e sigurisë u përleshën sot me demonstruesit në qytetet anembanë Iranit ku vazhduan protestat për vdekjen e Mahsa Amini, raportojnë  mediat shtetërore.

Pavarësisht se dhjetëra protestues u vranë dhe policia përdori municione të drejtpërdrejta dhe gaz lotsjellës, videot në mediat sociale treguan protestuesit që bënin thirrje për rënien e sundimit klerik dhe përlesheshin me forcat e sigurisë në Teheran, Tabriz, Karaj, Qom, Yazd, Sanandaj dhe qytete të tjera.

Demonstruesit brohorisnin “Vdekje diktatorit” dhe “Grua, jetë, liri”, ndërsa gratë dogjën mbulesën dhe prisnin flokët.

Autoritetet iraniane kanë bllokuar qasjen në internet në disa provinca për të kufizuar protestuesit që të postojnë video në mediat sociale.


Protestat zgjatën për 11 ditë dhe të paktën 41 persona u vranë dhe rreth 900 u plagosën.

Autoritetet iraniane kanë krijuar një gjykatë të posaçme për pjesëmarrësit në protestë, njoftoi media shtetërore.

Amini, një vajzë nga provinca e Kurdistanit të Iranit, ra në koma dhe vdiq pasi u arrestua javën e kaluar nga të ashtuquajturit policia morale për mosbindje ndaj rregullave për mbajtjen e hixhabit.

Lexo edhe

Video