Përleshje mes dy grupeve në Prishtinë

Përleshje mes dy grupeve në Prishtinë

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e përleshjes mes dy grupeve. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 03:01, në Prishtinë.

Tutje në raport bëhet e ditur se po ashtu është raportuar se një person i dyshuar ka shtënë me armë zjarri, lidhur me rastin në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja dhe një veturë.


Siç thuhet në raport, tre personat e lënduar pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari që ka shtënë me armë gjendet në kërkim policor.

“Prishtinë 13.09.2022-03:01. Raportohet se si pasojë e përleshjes mes dy grupeve të personave  lëndime trupore kanë pësuar tre meshkuj kosovarë. Po ashtu është raportuar se një person i dyshuar ka shtënë me armë zjarri, lidhur me rastin në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë sekuestruar dy gëzhoja dhe një veturë. Tre personat e lënduar pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari që ka shtënë me armë gjendet në kërkim policor”, njofton policia. 

Lexo edhe

Video