Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Përleshje fizike në Prishtinë, një i lënduar

Përleshje fizike në Prishtinë, një i lënduar

Sot rreth orës 20:30 ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa personave, në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë, si pasojë së cilës një person ka marrë lëndime fizike.


Lajmi për KosovaPress është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë rajonale të Prishtinës Flora Ahmeti, sipas të cilës pas marrjes së informacionit njësitet e stacionit policor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

“Bazuar në informacionet e para dyshohet se një person mashkull, është lënduar dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti.

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: