Përkujtohen dëshmorët dhe martirët e Opterushës
Lajme
Lexohet për: 1 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Me nderime të larta janë përkujtuar tridhjetë e dy dëshmorët dhe martirët e fshatit Opterushë të Rahovecit.

Kryetari i fshatit Opterushë, Skënder Krasniqi ka thënë se në 24 vjetorin e rënies, po kujtojnë bijtë e bijat më të mirë të Opterushës.

Kryetair i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi tha se beson që institucionet e vendit do ta rrisin presionin në drejtim të bashkësisë ndërkombëtare e që bashkësia ndërkombëtare ta obligojë Serbinë që ta zbardhë sa ma shpejtë fatin e të pagjeturve.

“Pa gjakun, pa flijimet e 32 njerëzve të këtij fshati, në këtë fshat nuk do të kishte Kosova liri dhe nuk do të ishte Kosova shtet. Prandaj, ky gjak i ka ujitur rrënjët e lirisë, është në themelet e lirisë edhe të shtetit tonë, Republika e Kosovës. Të përkujtojmë faktin që në këtë fshat ka pas angazhim dhe rezistencë të njësiteve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha ai, duke shtuar se në këtë fshat kanë dhënë kontribut edhe shumë prej atyre që nuk jetojnë më.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024