Përkeqësohet situata me COVID në Slloveni, mbi 1.000 raste të reja

Përkeqësohet situata me COVID në Slloveni, mbi 1.000 raste të reja

Në 24 orët e fundit në Slloveni janë konfirmuar 1.008 raste të reja me koronavirus dhe tre persona kanë vdekur.

Janë kryer 2282 testime, 1.008 të infektuar ose 44.2 për qind janë zbuluar, njoftoi sot Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (NIJZ).

Situata epidemiologjike po përkeqësohet për të tetën ditë radhazi, transmeton Hina.


Shtatë ditë më parë u konfirmuan 698 raste të reja, me një përqindje pozitive në mesin e të testuarve prej 37.8 për qind. Më shumë se një mijë persona të infektuar gjatë ditës u regjistruan për herë të fundit në fund të nëntorit.

Aktualisht në Slloveni janë 18.386 raste aktive të infeksionit dhe situata në spitale është përkeqësuar. Aktualisht janë të shtruar 533 pacientë me COVID, nga të cilët 171 janë në terapi intensive.

Tre persona të tjerë vdiqën, gjë që e rriti numrin e vdekjeve nga epidemia në 5.603, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Lexo edhe

Video