Perisic zbulon arsyen pse la Interin për Tottenhamin

Perisic zbulon arsyen pse la Interin për Tottenhamin

Tanimë është zyrtare që kroati Ivan Perisic është larguar nga Interi dhe i është bashkuar skuadrës angleze, Tottenham Hotspur.

Pasi që i skadoi kontrata aktuale me Interin dje, Perisic ka vendosur që mos të vazhdojë të ardhmen me “Nerazzurët”, dhe të ribashkohet me Antonio Conten te Tottenhami, përcjell KosovaPress.


Tani, Perisic ka zbuluar arsyen pse vendosi që të largohet nga Interi, ku tha se ky ishte një nga vendimet më të vështira të karrierës së tij.

“E di që është një gjë e zakontë për ta thënë, por ky ishte njëri nga vendimet më të vështira të karrierës sime, dhe unë vendosa që ta ndjek ëndrrën time që të luaj në Premier Ligë”, tha Perisic.

Ivan Perisic në 254 paraqitje në të gjitha garat me Interin ka arritur të regjistrojë 55 gola dhe 49 asistime mbi emrin e tij.

Lexo edhe

Video