Përfundon xhiro e tretë në Ligën e Evropës

Përfundon xhiro e tretë në Ligën e Evropës

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e xhiros së tretë të fazës së grupeve në Ligën e Evropës, ku kemi pasur disa rezultate tejet interesante.

Mbrëmë, skuadra angleze Leicester City shënoi fitore me rezultat 4:3 si mysafire e Spartak Moscow, ndeshje kjo e vlefshme për Grupin C të kësaj gare, përcjell KosovaPress.

Ndërsa, në programin e sotëm skuadrat si Galatasaray, Napoli, Lyon e West Ham regjistruan fitore përballë kundërshtarëve në grupet e tyre përkatëse.

Galatasaray mposhti me rezultat 1:0 skuadrën e Lokomotiv Moscow, Napoli regjistroi fitore 3:0 kundër Legias, kurse West Ham arkëtoi pikët e plota kundër Genk, ku e mposhti skuadrën belge me rezultat 3:0.

Kurse skuadra e Xherdan Shaqirit Lyon arriti që të mposht çekët e Sparta Prague me rezultat të ngushtë 3:4.

Rezultatet e ndeshjeve të sotme të xhiros së tretë në Ligën e Evropës i gjeni më poshtë.

Real Betis 1 – 1 Bayer Leverkusen

Fenerbahçe 2 – 2 Royal Antwerp

Lazio 0 – 0 Marseille

Ludogorets 0 – 1 Braga


Midtjylland 1 – 1 Crvena Zvezda

Rapid Vienna 2 – 1 Dinamo Zagreb

Eintracht Frankfurt 3 – 1 Olympiacos

Lokomotiv Moscow 0 – 1 Galatasaray

Napoli 3 – 0 Legia Warsaw

PSV 1 – 2 Monaco

Rangers 2 – 0 Brondby

Sparta Prague 3 – 4 Lyon

Sturm Graz 0 – 1 Real Sociedad

West Ham United 3 – 0 Genk

Lexo edhe

Video

error: