Përfundon ushtrimi fushor “Steel Alpha Suport”

Përfundon ushtrimi fushor “Steel Alpha Suport”

Në kuadër të përgatitjes për validim dhe pjesëmarrje në ushtrimin “Deffender Europe 2023”, Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë së Forcave Tokësore të FSK-së ka realizuar aktivitete trajnuese me qëllim të ngritjes së kapaciteteve operacionale me fokus në validimin e njësive vartëse të kompanisë 2A (K2A) dhe kompania 2 mbështetëse(K2MB).


Qëllimi i ushtrimit është validimi i kapaciteteve të këmbësorisë në nivel togu, kapaciteteve të mbështetjes luftarake me shërbime në nivel togu dhe rritja e bashkëpunimit dhe ndërveprueshmërisë ndërmjet njësive të Regjimentit të dytë të Këmbësorisë (R2K-së).

Regjimenti i dytë ka realizuar ushtrimin me fokus të ngritjes së kapaciteteve operacionale në nivel togu –T2, ku K2A, ka zhvilluar operacionet ofensive, defensive dhe të stabilitetit, ndërsa K2MB ka realizuar operacione të mbështetjes luftarake me shërbime logjistike, thuhet në postimin e FSK-së në Facebook.

Lexo edhe

Video