Përfundon takimi i Kurtit me opozitën, Krasniqi: Nuk mora siguri se Qeveria e di se në çfarë rruge po shkon

Përfundon takimi i Kurtit me opozitën, Krasniqi: Nuk mora siguri se Qeveria e di se në çfarë rruge po shkon

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se papjekuria e qeverisë nuk ka mundur të shmang situatën në të cilën sot ndodhet vendi.

Këto deklarata Krasniqi i bëri pas takimit me kryeministrin Albin Kurti dhe liderët tjerë opozitarë.


Nga ky takim, kreu i PDK-së tha se doli i pasigurt nëse qeveria e din se në çfarë rruge ka hyrë dhe se çfarë duhet të ndërmarrë, pas vendimit për targa.  

“Kemi diskutuar gjerë e gjatë edhe për procesin e dialogut, edhe për propozimin franko-gjerman. Por, në vend se të fokusohemi në një marrëveshje finale Kosovë – Serbi ne sot po merremi me tema të tjera”, tha ai.

“Sot dal nga ky takim jo shumë i sigurt që qeveria e dinë se në çfarë rruge ka hyrë dhe sesi të dal nga kjo situatë duke e ruajtur territorin e Kosovës. Unë ia shpreha kërkesën e PDK-së, se Kosovës i duhen veprime dhe vendime të përgjegjshme, që e ruajnë sovranitetin e Republikës. Për këtë do ta ketë përkrahjen e PDK-së, qoftë në Kuvend apo përmes çdo mundësie që ne e kemi”, tha ai derisa shtoi se më i interesuar të dëgjonte për planet e Qeverisë për të mbajtur situatën nën kontroll.  

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.