Përfundon seanca, mungesa e bashkëpunimit dhe kuorumit rezulton pa miratimin e një rezolute

Përfundon seanca, mungesa e bashkëpunimit dhe kuorumit rezulton pa miratimin e një rezolute

Pa një rezultat  konkret ka përfunduar seanca e sotme plenare për menaxhimin e pandemisë Covid 19. Dy partitë opozitare, LVV-ja dhe PDK-ja dështuan të harmonizojnë rezolutat e tyre pas debatit të tejzgjatur për dy ditë me radhë.

Për këtë qëllim dhe në mungesë të kuorumit votimi përfundimtar është shtyrë në seancën e radhës, derisa iu kërkua dy partive të bashkëpunojnë në mënyrë që nga kjo seancë të del një rezolutë e përbashkët e të zgjedhurve të popullit.

Deputetja e Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha- Kollçaku paraqiti katër pikat e rezolutës së tyre, ku përfshihet edhe votimi me procedurë të përshpejtuar i projektligjit anti-Covid.


“Të shqyrtohet me procedurë të përshpejtuar projektligji për luftimin dhe parandalimin e pandemisë Covid 19 në Kosovë. Për pacientët të infektuarit me simptome të lehta, të dyshuarit me këtë infeksion dhe familjarët e tyre institucionet të marrin përsipër mbrojtën dhe kompensimin e nevojave tyre elementare shëndetësore dhe sociale. Nën tre: të merren masat urgjente për trajtimin, mbrojtjen e  personelit shëndetësor, përfshirë rekrutimin e stafit shtesë në të gjitha nivelet në raport me rekomandimet. Nën katër: të gjitha institucionet të marrin të gjitha masat për informim korrekt në kohë reale mbi të vërtetën e gjendjes aktuale epidemiologjike për seriozitetit dhe pasojat e pandemisë”, tha ajo.

Kurse një rezolutë tjetër me gjashtë pika e paraqiti deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ku përfshihej miratimi i projektligjit anti-Covid, por kërkohej edhe rritja e pagës së profesionistëve shëndetësorë.

“Nën 1 që situata të vihet në kontroll dhe mos ketë politizime rreth ligjit. Po e shohim se ligji anti-Covid ka mbetur për shkak të inateve politike të votohet, edhe pse ne si PDK i kemi jap mbështetje prej fillimi. Prandaj kemi kërkuar që të autorizohet komisioni parlamentar për shëndetësi në afatet më të shpejt kohor të sjell për miratim ligjin anti-Covid. Nën dy kërkojmë urgjentisht që qeveria me vendim të veçantë të rrisë pagat e profesionistëve shëndetësor ashtu siç ishte e planifikuar me projektligjin e pagave. Duke përfshirë kërkesat e infermiereve, po ashtu ky vendim duhet të përfshijë gjitha kategoritë apo zyrtarët shtetëror që po përballet në menaxhimin e pandemisë…nën  tre ministria e shëndetësisë të mundësojë punësimin e edhe të 1500 profesionistëve shëndetësor me qëllim të përpalljes me pandeminë Covid 19. Askush nuk ka garancinë që pandemia do të tejkalojë…nën katër sa më shpejt të bëhet decentralizimi i testimeve dhe trajtimi për Covid 19 duke mbështetur komunat në menaxhim të situatës”, tha ai.

Edhe seancën e sotme e ka karakterizuar debate dhe polemika të ashpra ndërmjet deputetëve të partive në pushet dhe opozitës. Por herë pas here edhe vet të dy partive opozitare.

Lexo edhe

Video

error: